Sot shenohet 8 vjetori i Marreveshjes se Ohrit
Albeu.com
Sot mbushen 8 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni. Marrëveshja synonte të ruante integritetin territorial të vendit dhe të përmbushte kërkesat e ...... shqiptarëve për vetëqeverisje lokale si dhe ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që të sanksiononin të drejtat e pakicave. Përmbajtja e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni, e nënshkruan ish kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, asokohe, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Ndërkohë shënimi i kësaj dite do të përmbyllet me një pritje solemne në Mavrovë të organizuar nga sekretariati për Implementimin e MO-së, ku do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe shoqërore në vend. (alsat)
Shtuar më 14/08/2009, ora 02:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori