Sot raundi i 10-te i negociatave i qeverise me Brukselin
Albeu.com
Qeveria e re, pritet te zhvilloje sot raundin e pare te bisedimeve me karakter teknik me negociatoret e Bashkimit Evropian, mbi marreveshjen e stabilizim- asociimit.Ky eshte raundi i 10 i bisedimeve, por per qeverine "Berisha", do te perbeje rastin e pare te sfides me komisioneret evropian. Keto bisedime pritet te jene nje sprove edhe per ministren e re te Integrimit, Arenca Troshani.

Ne nje deklarate te saj per median, Troshani shprehu ambicien e qeverise per te nenshkruar marreveshjen e stabilizim- asociimit, brenda tre muajve te pare te vitit 2006. Ky eshte edhe nje objektiv i percaktuar nga ana e qeverise ne programin e saj te paraqitur ne Kuvend, por edhe nje afat i paralajmeruar nga ana e Komisionit Evropian, gjithnje nese nuk do te kete "surpriza" gjate kesaj periudhe. Axhenda e bisedimeve midis zyrtareve shqiptare dhe atyre te Brukselit gjate dy diteve do te perfshije negociatat per: Gabimet administrative; Blerja e pasurise se paluajtshme; Vizat; Lufta kunder krimit te organizuar; Lufta kunder korrupsionit; Permiresimi i sistemit gjyqesor; Pershpejtimi i kompesimit/kthimit te pronave; Permiresimi i trajtimit te te ndaluarve dhe te paraburgosurve ; Nxitja e lirise se shprehjes dhe lirise se medias; Permiresimi i administrates doganore.

Mazhoranca e re ka bere te qarte, se programi i qeverise eshte ndertuar dhe do te zbatohet ne perputhje me kerkesat e procesit integrues, duke i dhene perparesi atyre drejtimeve qe jane evidentuar qartesisht si prioritare dhe me problematike nga vleresimet periodike te bera me objektivitet nga Komisioni Evropian. Ne vecanti, ceshtjet e lidhura me arritjen e standardeve evropiane te demokracise se bazuar ne zgjedhje te lira e te ndershme, te shtetit ligjor e te se drejtes, te garancise se kufijve, te te drejtave te njeriut e te minoriteteve, dhe nje ekonomi tregu te lire, do te perbejne objektivin themelor te te gjithe reformave dhe programeve qeveritare.

Sipas qeverise, lufta e efektshme kunder korrupsionit, krimit te organizuar e trafiqeve do te ndryshojne imazhin e Shqiperise e te shtetit shqiptar perballe partnereve evropiane dhe opinionit publik evropian, duke e bere edhe me te lehte procesin integrues. G. Shqiptare
Shtuar më 29/09/2005, ora 18:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori