Sot protesta ne Prishtine
Pëlqej
Albeu.com
Me moton “Ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës”, organizuar nga shoqëria civile, sot në Prishtinë në ora 12:00 zhvillohet një protestë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës.
Nisja do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare, ndërkaq cak final i marshuesve është ndërtesa e UNMIK-ut.
Protesta vjen në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6 pikësh për vendosjen e EULEX-it në Kosovë.
Po sot komuniteti Shqiptar në Amerikë do të protestoj para selisë së OKB-së në Nju Jork kundër planit gjashtë pikësh të sekretarit, Ban Ki Mun.
Shtuar më 19/11/2008, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori