Sot protesta e madhe e PS-se, pritet te rritet numri i grevisteve
Albeu.com
Partia Socialiste dhe mbështetësit e saj në opozitë pritet të radikalizojë protestën e saj gjatë mbasdites së sotme, 2 javë pasi rreth 20 deputete e 200 mbështetës të saj, vendosën të hynin në një grevë urie.
Burime nga PS bëjnë të ditur se ora 18:00 e mbasdites së sotme pritet të mbledhë në bulevard mbështetës të opozitës nga e gjithë Shqipëria, ku një numër edhe më i madh do t'i bashkangjiten grevës së urisë. Një fakt të tillë e ka prnauar një ditë më parë ehde deputeti i PS Fidel Ylli .

Greva e urisë hyn sot në ditën e 14-të dhe situata shëndetësore e grevistëve brenda kapmit para Kryeministrisë sa vjen e rëndohet.

Sot pritet të angazhohen mijëra forca të policisë për ruajtjen e rendit gjatë protestës.
Shtuar më 14/05/2010, ora 11:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori