Sot pritet arrestimi i tij, por shikoni gjendjen e "vuajtur" të Saimir Tahirit në Opinion

Pëlqej
Ditën e sotme në orën 11:00 vendoset fati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet dhe do të vendosë nëse do i heqë apo jo imunitetit deputetit të PS-së duke e çuar atë në duart e drejtësisë.

Ishte Prokuroria ajo që dje kërkoi heqjen e imunitetit për ish-ministrit Saimir Tahiri dhe arrestimin fizik të tij.

Mbrëmë Saimir Tahiri u ftua në Opinion ku si kurrë më parë, ish-ministri u përlot live në studio duke treguar se është në ditët e tij më të vështira, shkruan Albeu.com.

Gjatë intervistës së tensionuar në studion e Fevziu, Tahiri tregoi se situata e tij nuk është e lehtë dhe herë herë u tregua I dobët duke u përlotur apo duke bërë sjellje që tregoni qartë që ishte në siklet dhe në vështirësi.

Në galerinë më sipër mund të shikoni disa nga momentet më pikante të intervistës dhe fytyrën e “vuajtuar” të ministrit më të suksesshëm të qeverisë “Rama 1”.

“Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindshat, është presidenti i Republikës.

E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria Lorenc”, tha I tensionuar Saimir Tahiri. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori