Procesi i
vaksinimit do të nisë ditën e sotme edhe në qytetin e
Vlorës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama,i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputeti Damian Gjiknuri, si dhe kreu i DROKSH Vlorë, Kujtim Llapi, kanë mbërritur në pallatin e sportit “Flamurtari”, ku do të kryhet procesi i
vaksinimit.
Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.
Shtuar më 18/02/2021,
ora 11:15