Rritet numri i të infektuarve në Elbasan, konfirmohen dy raste të reja

Elbasani shënon rritje të të infektuarve me koronavirus.

Dy raste të reja me Covid-19, janë konfirmuar sot në këtë qytet

Abcnews.al raporton se rastet e reja janë zbuluar pas testimit të bërë në persona që kanë qenë të dyshuar.

Mësohet se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62 vjecar, sëbashku me bashkëshorten.

Dyshohet se çifti është infektuar si pasojë e kontakteve me të infektuar të tjerë në restorantin “Covid” pranë gjykatës.

Ata janë banorë të lagjes 5 maji të qytetit.

Ndërkohë numri i të prekurve deri tani në Elbasan shkon në 18 persona.


Shtuar 22.04.2020 07:43