Sot në Vjenë do të mbahet raundi i tretë i bisedimeve për decentralizimin
Albeu.com
Bisedimet do të udhëhiqen nga zëvendësi i emisarit special të Kombeve të Bashkuara për status, Albert Rohan. Në takim do të diskutohet një dokument i përmbledhur, ndaj të cilit pala kosovare ka shprehur disa shqetësime.Sot në Vjenë do të mbahet raundi i tretë i bisedimeve për decentralizimin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Bisedimet do të udhëhiqen nga zëvendësi i emisarit special të Kombeve të Bashkuara për status, Albert Rohan. Në takim do të diskutohet një dokument i përmbledhur, ndaj të cilit pala kosovare ka shprehur disa shqetësime.

Kryesuesi i delegacionit kosovar, Lutfi Haziri tha se rreziqet tashmë janë kaluar dhe se takimi i sotëm është një hap i sigurt për ta çuar procesin përpara. rtk
Shtuar më 03/04/2006, ora 13:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori