Sot në Vjenë Ahtisari prezanton idetë e tij preliminare për të ardhmen e Kosovës
Albeu.com
Kryenegociatori, Marti Ahtisari, do t`i prezantojë sot në Vjenë , Grupit të Kontaktit idetë e tij preliminare për të ardhmen e Kosovës. Ai do ta informojë Grupin e Kontaktit me disa nga idetë e tij paraprake, të cilat do të jenë në vija të përgjithshme, ka bërë të ditur zëdhënësja e kryenegociatorit, Xhiang. Sipas saj, Ahtisari do t`u përmbahet afateve fillestare.“Ne do të vazhdojmë diskutimet më Grupin e Kontaktit deri sat të vijë koha e duhur për prezantimin e ideve përfundimtare në Këshillin e Sigurimit. Për këtë ende nuk kemi një datë të caktuar”, ka pohuar Xhiang. rtk
Shtuar më 21/10/2006, ora 12:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori