Sot ne pese komuna votohet per kryetar komune
Albeu.com
Në Dollnen, Zelenikovë, Mavrovë e Rostushe, Studeniçanë dhe Çuçer-Sandevë sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave. Zëdhënësi i Komisionit shtetërorë të zgjedhjeve, Zoran Tanevski informon ...... se prej orës shtatë të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet. Në komunën Çuçer-Sandevë tre vendvotime janë hapur me një orë vones dhe atje votimi do të vazhdohet për një orë.
Votime do të ketë në 123 vendvotime, të cilat do të jenë të hapura deri në ora 19. Në listat e vetme zgjedhore në këto komuna janë regjistruar gjithesj 44.240 zgjedhës. Në Dolnen, sipas listës së vetme zgjedhore, duhet të votojnë 11.159 votues, në Zelenikovë 3.690, 9.216 votues në Mavrovë e Rostushë, në Studeniçan 13.239 dhe në Çuçer-Sandevë 13.239.
Tanevski tha se dje kanë votuar personat e zhvendosur si dhe personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, të cilët janë banorë të këtyre komunave.
Në listat e votimit janë emrat e dy kandiadatëve për kryetar komune, të cilët në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë fituar më shumë vota. (MIA)
Shtuar më 20/04/2009, ora 00:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori