Sot në Hagë shpallet aktgjykimi ndaj Limajt, Balajt e Musliut
Albeu.com
Tribunali i Hagës do të shqiptojë sot në ora 15.00, në Gjykatoren numër II, aktgjykimin për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Limaj, Isak Musliu dhe Haradin Balaj, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë kohës së luftës në Kosovë më 1998. Radiotelevzioni i Kosovës do ta bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të kësaj seance gjyqësore.Procesi gjyqësor ndaj Limajt, Balajt dhe Musliut, ka filluar më 15 nëntor të vitit 2004 dhe ka mbaruar me parashtrimet përfundimtare të Prokurorisë e të Mbrojtjes më 1 shtator të këtij viti. Prokuroria përmes aktakuzës dhe dëshmitarëve të saj, kanë akuzuar Limajn , Balajn e Musliun për të ashtuquajturat krime gjatë luftës në të ashtuquajturin kamp-burg të Llapushnikut në verë të vitit 1998. Mirëpo, dëshmitarët e mbrojtjes, ish-drejtuesit politik e ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë kontestuar akuzat e tilla, duke shprehur bindjen se dihet qartë se kush ka bërë krime në Kosovë, dhe se Lufta çlirimtare e UÇK-së u mbështet nga faktorët ndërkombëtarë, që u dëshmua me intervenimin e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe për të shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi, pastrimi etnik dhe shfarosja. rtk
Shtuar më 30/11/2005, ora 19:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori