Sot në Durrës mbahet samiti i kryeministrave
Sot në vilat qeveritare të Durrësit do të takohen udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn. Takimi nis në orën 10:00, ndërsa në fokus do të ketë rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Në këtë takim do të diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.

Në njoftimin zyrtar Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, thotë se, “Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Axhenda dhe temat e diskutimit

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;

Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;

Marrëveshja Roaming;

Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

PROGRAMI I TAKIMIT
09.40 – Ardhja e delegacioneve

09.50 – FOTO Familjare

10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit

12.15 – Konferenca për Shtyp

*Kryeministri Rama dhe Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës

- Fjalë Kryeministri Rama

- Fjalë Komisioneri Hahn
Shtuar më 27/08/2018, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori