SOT NË '97/ 19 ton tritol kërcënojnë Beratin, grekët zbarkojnë në Fier (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Rreth kësaj teme:

Wshtë data 21 prill 1997">1997, rreth shtatë javë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe komisariatet e policisë në Shqipërinë e Mesme kanë filluar ushtrimin e detyrës duke mbledhur armët si edhe duke vendosur rend në zonat e kufizuara që kontrollonin.

Albeu.com vjen edhe sot me ciklin e publikimeve "Sot në '97" duke risjellë në vëmendje ngjarjet e pranverës së vitit 1997">1997, të cilat rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar.

21 prill 1997">1997

Gjatë mëngjesit të asaj dite, në portin e "Shëngjinit" zbarkuan rreth 350 forca të ushtrisë spanjolle në kuadër të misionit "Alba". Po ashtu, në të njëjtën ditë, në Vlorë zbarkuan një numër i madh ushtarësh italianë me tre anije.

Italianët iu bashkuan bashkëkombasve të tjerë të tyre që kishin zbarkuar me parë në Shqipëri si edhe trupave greke që ndodheshin në Fier duke bërë kështu që brenda javës numri i tyre të arrinte në rreth 850 trupa dhe 300 mjete të blinduara.

Ndërkohë, në Shkodër rinis shpërndarja e ndihmes ekonomike pas ndalimit të shkaktuar nga ngjarjet e ditëve pararendëse. Në Korçë raportohet se ka rinisur mësimi.

19 ton tritol të vendosura në një tunel ushtarak kërcënojnë seriozisht jetën e banorëve të lagjes "Donika Kastrioti" në Berat. Shpërthimi i tre tuneleve në një zonë aty pranë dy ditë më parë ka tmerruar banorët, të cilët i tremben një shpërthimi të ngjashëm edhe pranë vendbanimeve të tyre.

"Nëse shpërthen ajo depo, jeta e banorëve të kësaj lagjeje është në rrezik të madh. Ne kemi hequr djegoret, por shpërthimi mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme"., - shprehet një ekspert i xhenios për Agjencinë Telegrafike.

Një 36-vjeçar u vra në Vlorë ndërsa tentoi të rimerrte mbrapsht makinën e tij të vjedhur. Ai e kishte ndjekur hajdutin nga Saranda në Vlorë dhe kur pikasi makinën shkoi për ta marrë, por hajduti e qëlloi duke e lënë të vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori