SOT NË '97/ Shqiptarët, në zi për viktimat e "Otrantos", vijojnë grabitjet dhe vrasjet në të gjithë vendin
Kishin kaluar tre ditë nga tragjedia e "Otrantos" dhe shqiptarët ishi në zi për atë që kishte ndodhur. Qeveria kishte shpallur ditë zie kombëtare dhe në orën 12:00 do të mbaje një minutë zi për viktimat e "Otrantos".

Albeu.com vijon sot ciklin e publikimeve "Sot në '97" duke pasqyruar ngjarjet më të rendësishme të pranceverës së këtij viti, gjatë së cilës ndodhën mjaft krime, vjedhje, shkatërrrime dhe humbje jetësh.

31 mars
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dekretoi një ditë më parë ditën e zisë për homazhet për 79 viktimat që u mbytën në kanalin e Otrantos , Adriatik.

Anija shqiptare u fundos rreth 30 milje larg bregut të Brindisit dhe vetëm tridhjetë e katër epersona arritën të mbijetojnë.
Trupat e viktimave të gjetura janë vetëm katër.

U mblodh këshilli i ministrave i cili diskutoi pranimin e një force ushtarake në mbështetje të operacioneve humanitare.

Ministri i Mbrojtjes italiane Beniamino Andreata, i dërgoi një mesazh ngushëllues homologut shqiptar, Shaqir Vukaj.

"Jam i tronditur nga lajmi. Ju lutem pranoni ngushëllimin tonë të thellë për humbjen e bashkëqytetarëve tuaj. Solidarizohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit"- thuhej në letrën e dërguar ministrit shqiptar.

Berati vazhdon të jetë i tronditur nga ngjarja e së premtes ku një dyqan i kompanisë Vefa në sheshin 'Çlirimi' u plaçkit nga një turmë njerëzish. Rojet e sigurisë nuk arritën të ndalnin dot grabitjen që arrin deri në disa mijë dollarë. Mungon prania e Policisë, ndërsa të shtëna me armë në Berat janë dëgjuar gjatë gjithë natës.

Janë banorët që ruajnë banesat dhe lagjet dhe qëllojnë në shenjë vetëmbrojtje. Në qytet një ditë më parë u gjet i vrarë një 57 vjeçar në rrethana të paqarta ndërsa në fshatin Romanice dy fëmijë u vranë nga shpërthimi i një bombe.

Në Kukës u grabit një numër i konsiderueshëm i objekteve private dhe institucioneve publike, gjatë natës. Të shtënat me armë dhe shpërthimi i bombave kanë krijuar një ndjenjë terrori mes banorëve të qytetit . Një 22 vjeçar u vra me armë zjarri. Të shtënat vazhdojnë që prej datës 11 mars dhe numri i të lënduarve në këtë rreth ka arritur 70, ndërsa që nga fillimi i trazirave kanë humbur jetën 9 persona.

Pushteti lokal në Shkodër po përpiqet të normalizojë situatën. 12 partitë politike aktive në këtë rreth kanë mbështetur qeverinë dhe pushtetin vendor duke kërkuar rivendosjen e rendit në qytet. Një natë më parë ka patur të shtëna ku u plagosën dy persona.

Banorët e Tiranës mbajtën një minutë heshtje pas shpalljes së dekretit presidencial për shpalljen ditë zie për viktimat e Otrantos.

Në rrugë ndaloi gjithçka ndërsa automjetet ndaluan boriet e tyre. Flamuri kombëtar është në gjysmë shtize kudo në institucione shtetërpore për të nderuar viktimat.

79 qytetarë humbën jetën kryesisht gra e fëmijë pasi anija shqiptare u përplas me një anije ushtarake italiane. Sipas dëshmive të njerëzve anija ushtarake "Sibilla" iu afrua shumë anijes shqiptare por dallgët bënë që ato të përplaseshin dhe anija ushtarake i shkaktoi një të çarë anijes shqiptare dhe kjo solli mbushjen e saj me ujë. Njerëzit që mundën u zhytën në ujë.

Deklarata e qeverisë shqiptare thotë se tragjedia mund të ishte shmangur.

Mirëkuptimi dhe mbështetja që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në këto momente të vështira konsiderohet si një urë që lidh të dy vendet. Një delegacion grek me në krye sekretarin e shtetit grek, Aleksandër Filo ka vizituar Shqipërinë si një shprehje e miqësisë së qeverisë gree ndaj popullit shqiptar.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Jashtme u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit, si një fakt që tregoi se mes dy vendeve marrëdhëniet po shkojnë përpara.

Kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino takoi ambasadorin e BE në Tiranë, Elio Germano i cili shprehu gatishmërinë e Unionit për të ndihmuar Shqipërinë të kapërcejë situatën e vështirë.

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare në një deklaratë për shtypin italian ka deklaruar se kjo situatë nuk do të ndikojë në mirënjohjen ndaj qeverisë italiane që po tregon një solidaritet të madh njerëzor, ndërsa theksoi se forcat bandite brenda vendit duhen të izolohen.

Edhe në qytetin e Vlorës këtë mëngjes u mbajt një tubim i qetë në nder të viktimave. Qytetarët që folën kërkuan nga qeveria italiane që të zbardhë ngjarjen e plotë.

Situata në qytetin e Vlorës ka qenë përgjithësisht e tensionuar për shkak të armëve të pakontrolluara dhe të shtënat kanë vazhduar gjatë ggjithë natës dhe sot në mëngjes ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Në këtë qytet u grabit dhe filiali i bankës Agrikulturale pasi një grup i armatosur bastisi godinën. Ka patur shkëmbim zjarresh mes grupit të policëve që ruanin bankën dhe grupit të armatosur që shkatërroi gjithçka gjeti para.

Filialet e bankave të tjera në këtë qytet ishin shkatërruar më herët nga sulmet e armatosura. Pati gjithashtu të shtëna ndaj ndërtesës së Komisariatit të Policisë. Shkëmbimi i zjarreve nuk la viktima. Grupi i armatosur pas grabitjes u largua me shpejtësi./Albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori