Sot mbahet një protestë e veçantë para kryeministrisë, çdo gjë do të duket e bardhë
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë bën me dije se sot do të mbahet një tubim paqësor përpara kryeministrisë.

Farmacistët do të bllokojnë aktivitetin e tyre në të gjithë vendin nga ora 11:00 deri më 13:00.

Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojmë se më kërkesen e të gjithë kolegeve të cilët janë skeptike mbi rezultatin pozitiv të negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, në Tirane do zhvillohet një tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) përpara Kreyeministrisë për të kërkuar zgjidhjen përfundimtare të çështjes se kontrates, listes dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kanë konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne shërbimin në te gjithe vendin.

Grumbullimi do bëhet në orën 11:00 para Hotel Tirana.


Shtuar më 14/05/2018, ora 08:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori