Sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së
Pëlqej
Partia Demokratike i cili mblidhet pas 5 vjetësh.Do të jenë rreth 300 vendvotime, ku delegatët do t’i drejtohen kutive për të votuar për Këshillin e ri Kombëtar, ndërkohë që akoma nuk është përcaktuar mënyra e votimit për ndryshimet në statut.

Në ditën e parë është parashikuar që të mbajnë fjalimet, 53 kryetarët e degëve në të gjithë vendin, përfshirë dhe liderin e tyre Lulzim Basha. PD në këtë kuvend shkon me ndryshime ne statutin e saj, të cilat do të votohen në datat 27-28 ku do të nisë puna e Kuvendit Kombëtar, përbërë nga 7500 anëtarë, të cilët do të zgjedhin dhe Këshillin Kombëtar, me një numër prej rreth 300 anëtarësh.

PROGRAMI I KUVENDIT KOMBËTAR TE PARTISË DEMOKRATIKE 27-28 SHTATOR 2014

E shtune,27 Shtator 2014
09:00-10:00 Regjistrimi dhe marrja e materialeve ne hollin kryesor te Pallatit te Kongreseve!
10:00-10:30 Hapja e Kuvendit Kombëtar!
10:30-11:30 Fjala e kryetarit te Partisë Demokratike z.Lulzim Basha!
11:30-12:00 Rishikimi i statutit!
12:00 Hapet procesi i votimit!
12:00-18:00 Diskutime nga delegatet e Kuvendit Kombëtar!

E diel,28 Shtator 2014
09:00-10:00 Regjistrimi ne hollin kryesor te P.Kongreseve!
10:00 Rifillon procesi i votimit!
10:00-13:00 Diskutime nga delegatet e Kuvendit Kombëtar!
13:00-18:00 Vazhdon procesi i votimit!
Shtuar më 27/09/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori