Vitin e shkuar Erion
Isai u zgjodh si kryetar bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton.
Gjatë kësaj kohe ai i është dedikuar plotësisht detyrës së re dhe nuk ka qenë fare aktiv në teatër apo
televizion. Madje mbrëmjen djeshme në “Roped With Olsi” ai pranoi se nuk do të punojë më kurrë si
aktor.
Isai tha se ndoshta në të ardhmen mund të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si
aktor. “Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si
aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me
televizion patjetër, por jetës si
aktor nuk i kthehem”, u shpreh
Erioni.
Bashkë me të ishte i ftuar edhe Bes Kallaku dhe tre
aktorët diskutuan nëse e ndjejnë mungesën e “Be Caffee”. Ata të tre u shprehën se ju mungon vërtetë si spektakël, por nga përgjigja që morën nga
Erioni i humbën shpresat se mund t’i rikthehen sërish.
“Ne do kthehemi bashkë sa herë të doni ju të punojmë, por vetë si
aktor më jo”, përfundoi
Erioni.
Shtuar më 31/12/2020,
ora 20:59