Sot kremtohet Fitër Bajramin, myslimanët falin namazin në sheshin “Skënderbej”
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Në ditën e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite.

Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2017, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori