Sot konstituimi i këshillit bashkiak Shkodër, PD proteston
Në ambientet e Rektoratit në Shkodër sot pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim.

Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.
Shtuar më 19/08/2019, ora 08:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori