Sot jepet vendimi përfundimtar nëse do të rihapet dosja e Azem Hajdarit
Pëlqej
Gjykata Penale pritet që të vendosë sot nëse do të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, pas kërkesës së Izet Haxhisë.

Haxhia ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor.

Sot pritet që të shpalosen pretendimet e Prokurorisë, pasi kërkesa e palës mbrojtëse ishte rihapja e këtij procesi. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori