Sot ishte dita më e ftohtë, çfarë do të ndodhë me motin në vazhdim
Dita e sotme ishte padyshimn një nga ditët më të ftohta të këtij dimri.

Por pas disa ditëve me mot të ftohtë duke nisur nga e marta pasdite në të gjithë vendin pritet një rritje e temperaturave me 7 gradë celcius.

Sinoptikani i Institutit të Gjeoshkencave thotë se vendi do përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore ndërsa temperaturat do të kthehen në mesataren historike të muajit janar.

Temperaturat më të ulta në vend gjatë të hënës dhe të martën u shënuan në Korçë dhe në Kukës.

Temperaturat e ditëve të fundit nën mesataren e tyre historike nuk parashikohet të përsëriten në vend.
Shtuar më 08/01/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori