Sot i shkrumbuan makinën, punonjësi i Ujësjellësit ishte rrahur brutalisht
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që ka ndodhur në mesnatë në Vlorë, pranë Ujit të Ftohtë, ku 35 vjeçarit Olsi Kafazi i shkrumbuan qëllimisht makinën.

Punonjësi i Ujësjellësit, Olsi Kafazi, pak ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona të cilët e kishin rrahur.

Vetë Kafazi ka theksuar se nuk i kishte njohur personat që e kishin dhunuar, duke shtuar se nuk ka dijeni nëse kanë lidhje me djegien e makinës.

“Para disa javësh më kanë rrahur, nuk i kam njohur personat. Kam qenë shtruar në spital për shkak të rrahjes, kam pas disa fraktura. Nuk e di nëse ka lidhje me djegien e makinës. Jam në komisariat, nuk mund të them dot asgjë pa qenë i sigurt. Nuk kam pas konflikte.”- ka thënë Kafazi.

Njoftimi
Vlorë

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 22/10/2020, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori