Prej orës 07: 00 të mëngjesit deri në orën 18:00 do të
bllokohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në aksin
rrugor, Elbasan-Tiranë, në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas.
Përmes një njoftimi të policisë së shtetit është bërë e qartë se të gjithë përdoruesit e kësaj
rruge duhet ta shmangin atë, pasi aksi
rrugor Elbasan-Tiranë do të
bllokohet plotësisht për shkak të shtrimit të një shtrese asfalti nga firma kontraktore e ndërtimit të kësaj
rruge.
“Pas një kërkese të bërë nga Autoritetit Shtetëror
Rrugor, Policia Rrugore, duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, siguron se do të marrë të gjitha masat për mos lejimin e kalimit të mjeteve gjatë orarit të kryerjes së punimeve nga firma ndërtuese, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.
Shtuar më 24/02/2014,
ora 10:09