Sot futen ne greve 3000 veta?!
Albeu.com
Protesta e sotme e parlajmëruar nga Partia Socialiste pritet të tensionojë situatën edhe më shumë, mëson portali Albeu.com nga burime të sigurta brenda PS-së. Sipas këtij burimi, sot në grevë mund të futen 3000 veta dhe kjo do të thotë njëkohësisht edhe ...... bllokim i tërë bulevardit, nga Kryeministria e deri të sheshi Skënderbej.

Thuhet se Rama akoma nuk ka vendosur nëse do të zbatojë apo jo këtë plan të përshkallëzimit të protestës, por i gjithë plani logjistik i këtij skenari tashmë është gati.

Ndërkohë mijëra forca të policisë do të angazhohen sot për ruajtjen e rendit gjatë protestës.

Protesta e mbasdites së sotme, mbahet dy javë pasi rreth 20 deputete e 200 mbështetës të saj, vendosën të hynin në një grevë urie.
Shtuar më 14/05/2010, ora 13:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori