Sot është një ditë e keqe për qytetarë të Kosovës, politikanët publikuan pasurinë
Opinion nga Ervin Shkulaku

Erdhi "dita e madhe" që Agjensia Kundër Korrupsionit të bëjë publike përdisimin e fundit e pasurisë të zyrtarëve shtetërore të cilve çdo vit e më shumë u rritet pa pushim.

E shumica e qytetarëve të Kosovës të shytur në probleme dhe halle nga papunësia nuk u ngel tjetër gjë veçse të klikojnë në telefonat e shtrenjta që i kanë dhuratë nga familjarët që jetojnë jashtë shtetit dhe të lexojnë lajmet përrallore me politikanët pasanikë të cilët nuk ngopen por zaptojnë nga më shumë se një punë.

Të parët në pasuri e lluks me siguri duhet të jenë Behgjet Pacolli dhe Ramiz Kelmendi të cilët nuk u mjafton të qënit biznesmen por kanë marrë edhe pushtet në politike. Pacolli ka 3 pozita të forta në politike, kryetar i një partie, zv.kryeministër por edhe Ministër i Jashtëm, ndërsa tjetri vetëm deputet i LDK-së dhe u rishfaq më shumë në skenë kur votoi pro demarkacionit me Malin e Zi.

Këtë vit nuk zhgënjen as i pari i vendit Hashim Thaçi i cili deklaron se jeton në vilë 250 metra katrore me makina të shtrenjta dhe qindra mijëra euro para nëpër banka. E prapa nuk ngelen as njerëzit e partisë që dikur udhëhiqte, PDK-së të cilët edhe janë biznesmenë edhe mbajnë poste ministrash dhe jetojnë mes lluksit dhe parasë.

Duke vazhduar më pas edhe me Haradinajt të cilët njihen për pasuri. E sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë Ramush Haradinaj do të jetë gëzuar tepër mase pasi Gjykata Kushtetuese e lejoi që t'ja shumëfishojë vetes pagën.

E nga ana tjetër qëndron Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti që ende nuk u është shtuar pasuria por kanë një normale duke u bazuar në pozicionet dhe rrogat që kanë. Por mbetet të shihen si do të jenë nëse një ditë do të marrin pushtet në politikë si të lartcekurit.

Kurse në fund mbeten qytetarët që sapo mbaruan se lexuari lajmin nuk u mbetet gjë tjetër të thonë ndonjë kritikë nëpër dhëmbë duke u pikëlluar për kushtet e vështira në të cilën ndodhen.

Por kjo ditë nuk do të ishte e keqe për qytetarët nëse realiteti do të ishte ndryshe. Ahh sikur të ishte një ditë pa korrupsion.

Pavarësisht fjalëve të bukura të Haradinajt, Kosova ende vazhdon të jetë e zhytur në korrupsion ndërsa ka pasur shumë aktakuza për korrupsion të nivelit të lartë por që po rrëzohen nga gjykatat.

Nuk do të ishte ditë e keqe nëse do të kishte vende pune e politikanët nuk do të kritikoheshin për mbajtjen e më shumë se një vendi pune.

Por u pëlqen a jo ky është realiteti, një popull i varfër me politikanë të pasur, sikur Shqipëria./albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori