Gjendet trupi i pajetë i një personi në grykëderdhjen e lumit Seman

Është gjetur trupi i pajetë i një personi në grykëderdhjen e lumit Seman në Ndernenas.

Burime bëjnë me dije se kufoma është gjetur me rroba plazhi, ndërsa identiteti nuk është bërë i ditur ende.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.


Shtuar 13.07.2022 18:47