Sot duhet të ishte në Itali, detaji tragjik për 23-vjeçaren që u bë copa në autostradë
Pëlqej
Janë zbardhur detaje tragjike nga aksidenti i mbrëmshëm në Maminas ku humbën jetën dy shtetas, taksisti dhe një vajzë 23-vjeçare.

Burime për mediat bëjnë me dije se Elena Avdillari, banuese në Tiranë, po kthehej nga porti i Durrësit.

Mësohet se ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsh.

Këtu ndodh pika e kthesës e cila e çon atë drejt tragjedisë së pashmangshme.

E reja vetëm 23-vjeç, mori taksinë për t’u kthyer në Kombinat ku edhe kishte banesën, por "benzi" i mori jetën asaj dhe taksistit, Bujar Agalliu, 60-vjeç.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 22/02/2018, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori