E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Sot ditë me diell, por çfarë pritet të ndodhë të hënën
Dita e dielë do të mbyllet e ngrohtë, por nesër moti pritet të ndryshojë.

Në zonat bregdetare pritet që gjatë ditës së hënë të ketë erëra të forta, duke sjellë edhe probleme me motin.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme në Shqipëri.

Reshjet

Sot pasdite dhe të hënën nuk priten reshje në të gjitha qarqe, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 20 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin ndërsa të hënën era pritet të fryjë e mesatare deri e forte në bregdet.

Zjarret në pyje

Sot pasdite i gjithë vendi ndodhet në nivelin ‘s’ka rrezik’ për zjarre në pyje, ndërsa të hënën qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Fier pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’ të rrezikut, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Shtuar më 17/03/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori