Dy pozicionet e gjumit perfekte për të gjithë ata që vuajnë nga dhimbja e shpinës

Sa orë gjumi keni bërë natën e kaluar? Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, gjasat janë se nuk nuk keni fjetur mjaftueshëm. Dhimbja e shpinës zvogëlon shanset për të bërë gjumë të shëndetshëm. Kjo dhimbje është shkaku më i zakonshëm i kufizimit të aftësive dhe arsyeja kryesore për të cilën vuajmë nga dhimbja e shpinës është një mospërputhje evolutive midis gjenetikës tonë dhe mjedisit.

Ekspertët pajtohen të gjithë se ne kurrë nuk duhet të flemë me bark. Duke fjetur në pjesën e përparme të trupit tonë përkeqësojmë dhimbjen e shpinës, të mesit dhe të qafës, si dhe duke qenë se kemi nevojë për të marrë frymë, duke qenë i shtrirë me bark do të thotë që qafa jonë duhet të kthehet në njërën anë për periudha të zgjatura kohe.

Por ky stil i gjumit e bën të vështirë mbajtjen e një pozicioni neutral dhe për këtë arsye përfundon duke rrafshuar kurbën natyrore të shtyllës kurrizore për shkak të tendosjes në nyjet dhe muskujt tuaj. Jo vetëm që ky pozicion do të përkeqësojë dhimbjen tuaj të shpinës, por gjithashtu mund të çojë në qarkullimin e keq të gjakut, probleme me frymëmarrjen dhe probleme me shpatullat.

Fjetja me shpinë/ Ky pozicion zakonisht konsiderohet pozicioni më i mirë pasi zvogëlon presionin në anë dhe ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës. Fjetja me shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunjë rekomandohet kryesisht sepse ndihmon në lidhje me shpinën, ijet dhe legenin. Por duke qenë se disa njerëz përpiqen të bien në gjumë në këtë mënyrë dhe janë të prirur për të gërhitur në këtë pozicion, alternativa e dytë më e mirë është të flini në anën tuaj.

Fjetja në anë/ Edhe ky pozicion ju siguron mbështetje të trupit. Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, duhet të përpiqeni të mbani kurbën natyrale të shtyllës kurrizore. Është e domosdoshme që trupi juaj të jetë i shtrirë vertikalisht. Kjo funksionon në qoftë se vendosni një jastëk të hollë midis gjunjëve, gjë që do të ndihmojë në mbajtjen e një shtrirjeje të duhur të shpinës dhe të mbani në të njëjtën vijë shtyllën kurrizore dhe qafën.

Korrigjoni lartësinë e jastëkut tuaj/ Duke pasur shtrat dhe jastëk të vendosur në mënyrë korrekte do të thotë që ju do të bini në gjumë lehtë dhe gjithashtu nuk do të keni probleme me shpinën. Sugjerohet përdorimi i një jastëku që i përshtatet përsosmërisht formës së kokës dhe qafës dhe që do të zëvendësojë të gjitha jastëkët që humbasin qëndrueshmërinë e tyre.