Sot dita pa makina
Pëlqej
Në ditën pa makina, Bashki e Tiranës do të organizojë sot disa aktivitete edukative, mes të cilave dhe garën me biçikleta.
“Me rastin e “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës dhe Ecovolis do t’a kulmojnë punën e tyre të kësaj jave me disa aktivitete mjedisore-edukative, gjatë ditës së hënë 22 shtator, që tashmë njihet si “Dita Europiane pa makina”.
Në 22 shtator, ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e një eventi që synon të evidentojë traditën dhe të nxisë të ardhmen, përreth një mjeti të përbashkët miqësor me mjedisin dhe të shëndetshëm, siç është biçikleta. Çdo qytetar që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e konkursit. Çdo fëmijë që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e garës” thuhet në njoftimin e Bashkisë.


Ja axhenda e aktiviteteve të Bashkisë për “Ditën pa makina
1. “Gara e Vogëlushëve”-Eventi do të zhvillohet nga ora 18.00 – 19.00.
• 18-18.30 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve
• 18.30-19.00 do të zhvillohen 3 garat e 3 grupmoshave
• 19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve
*Për çdo grupmoshë do të jepen si çmim 2 biçikleta, 1 për djalin dhe 1 për vajzën që mbërrin i/e pari/a
Fëmijët që do marrin pjesë do të jenë të moshave nga 4 deri 13 vjeç, të ndarë në grupe si më poshtë. Çdo grupmoshë do të garojë si një grup më vete:
• Grupi 1 – Mosha 4 – 6 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 14” për një gjatësi prej 630m
• Grupi 2 – Mosha 6 – 9 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 18”për një gjatësi prej 1200m
• Grupi 3 – Mosha 10 – 13 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 24”për një gjatësi prej 1200m
Për mbarëvajtjen e eventit fëmijët duhet të paraqesin një dokument çfarëdo për të vërtetuar moshën.
Pikat e grumbullimit për grupet përkatëse do të jenë :
• Trotuari para Bashkisë së Tiranës
• Lulishtja para Muzeut Kombëtar
2. Konkursi “Biçikleta e Tiranës”
Eventi do të zhvillohet nga ora 17.00-19.00 përballë Muzeut Kombëtar nën kujdesin e ekipeve të Bashkisë së Tiranës dhe Ecovolis :
• 17.00-18.00 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve
• 18.00-19.00 do të zhvillohet ekspozimi, dhe vlerësimi nga komisioni Ecovolis + Bashki
• 19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve sipas kategorive
Biçikleta më e vjetër – Cruiser
Biçikleta shpejtësie– Course
Biçikleta mali – MTB
Biçikleta qyteti – City
Vlerësimi i biçikletave do të bëhet mbi bazën e këtyre kritereve:
• Cilësia e prodhimit
• Mirëmbajtjangazotëruesi
• Modifikimet e kryera
Shënim: Për kategorinë 1, konkuruesit duhet të paraqesin dhe material vërtetuese për moshën e biçikletës (faturë ose fotografi te vjetra, etj).
Shtuar më 22/09/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori