Pas një thatësire të tejzgjatur, me nisjen e shirave po afrohet rreziku i përmbytjeve. E pikërisht
nesër, dy qarqe të vendit rrezikohen pjesërisht: Korça dhe Gjirokastra.
Ja si e ka parashikuar motin sot dhe
nesër, IGJEUM:
Sot pasdite dhe
nesër, e martë, 20 nëntor, priten
reshje intensive deri lokalisht shumë
intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në
qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten
reshje shumë
intensive. Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në
qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe
nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë
Shtuar më 19/11/2018,
ora 13:29