Sot dalin dy gjykatës përballë Vetting-ut
Pëlqej
Ditën e sotme në KPK do të zhvillohen seancat dëgjimore të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli dhe Ardian Dvorani.

Në seancën e sotme para KPK-së, gjykatësi i Gjykatës së Tiranës Faqolli ka kërkuar rikonfirmim në detyrë. Gjykatësi ka qënë i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga avokati i tij, Julian Mertiri. Sipas raportit të ILDKPI, gjyqtari ka një deklarim të saktë të ardhurash. Faqolli ka deklaruar se në 2011, ka shpenzuar 3 milion lekë për ndërtimin e një prone por sipas KPK kjo shumë nuk përputhet me atë në fatura.

Gjithashtu Faqolli rezulton me hua të marrë nga shtetasi I.Rr është 1 milion lekë. Gjyqtari deklaron një apartamnet 83.8 m2 në rrugën Ali Demi në Tiranë por edhe për ka mospërputhje me deklarimin e 2006 .

Faqolli është bërë pjesë e listës prioritare të Vettingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas deklarimeve të bërë nga vetë gjyqtari, pasuria e tij është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Ndërsa Dvorani ka qenë objekt i një debati politik, pasi edhe pse i kishte mbaruar mandati, ai vijonte të qëndronte në Kushtetuese. Në rastin e tij, bien në sy të ardhura nga detyrime të shlyera nga një pale e tretë. Në deklarimin e pasurisë së tij, Dvorani ka marrë një hua nga prindërit që rezulton ende e pashlyer.
Shtuar më 23/07/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori