Sot "boss" nga Call Centerat, deputeti i PD-së tregon si u bë milioner
Deputeti i PD Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për herë të parë në lidhje me pasurinë e tij dhe varfërinë e popullit shqiptar.

"Mund të dukem i papërshtatshëm të flas për varfërinë, por unë nuk kam lindur i pasur me shumë punë i’a arrita të dal nga varfëria. Ashtu si unë dhe shumë të rinj i’a dolën me punë të ndershme t’ja dilnin.

Shqipëria renditet në vendin e 91 me rënie ekonomike në botë. Renditet si vendi me korrupsionin më të lartë.

Me pak fjalë sa më i lartë është korrupsioni aq më të ulëta janë të ardhurat për frymë.

Korrupsioni nuk është vetëm kur vidhni nga arka e shtetit, por edhe në mënyrë të drejtëprëdrëjtë me tatimet.

Problemi është se në vende të varfëra si Shqipëria politikanët janë të pangopur.

Të paktën të vidhni më pak. Nuk mendoj se të gjithë politikanët janë të korruptuar midis nesh ka dhe të ndershëm edhe te mazhoranca, por për fat të keq janë shumë pak.

Kjo qeveri nuk ka njohur as eksperiencën për të rritur të ardhurat e shqiptarëve. Me këto të ardhura edhe sikur të ishin politikanët më të zotë nuk keni për të shkuar kurrë përtej makiazhit të mashtrimeve"- deklaroi Shehaj në Kuvend. /albeu.com/






Shtuar më 22/02/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori