Sot bëhet varrimi i presidentit Ibrahim Rugova
Albeu.com
Rreth orës 9:00, ka filluar ceremonia mortore për Presidentin Rugova. Qytetarë të shumtë kanë shprehur respektin për koretezhin mortor të nisur nga Kuvendi i Kosovës drejt sallës "1 Tetori".Këshilli i Varrimit ka vendosur që në ceremoninë qendrore, , të mbahen gjashtë fjalime. Fjalime do të mbajnë: shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, përfaqësuesi i ShBA-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci. Familja e Presidentit Rugova do të falënderohet përmes mediave. Qytetarët nuk duhet t`i bashkohen kortezhit mortor, ndërkaq presidentin do ta nderojnë duke qëndruar përgjatë rrugës, nga kalon kortezhi mortor.
Shtuar më 26/01/2006, ora 14:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori