E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Sot afati i fundit, a do të miratojë KQZ-ja zgjedhjet pa opozitën?
Sot rreth orës 11-të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të miratojë fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit. Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme, Komisioni do të miratojë modelin dhe përmbajtjen e fletëvevotimit për zgjedhjet parlamentare, për t’ia çuar më pas modelin kompanisë fituese për prodhimin e fletëvevotimit.

Pasi ka përfunduar miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive që janë regjistruar për të hyrë në zgjedhje, vendimi i sotëm e bën pa kthim procesin zgjedhor më 18 qershor.

Kostoja për prodhimin e fletëvevotimit arrin në 500 mijë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2017, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori