Sot 66-vjetori i çlirimit të Tiranës
Pëlqej
Tirana
Përkujtohet sot në kryeqytet Festa e Çlirimit të Tiranës. Autoritetet kanë parashikuar aktivitete të ndryshme të organizuara nga Bashkia e Tiranës.
Si çdo vit edhe sivjet në 66-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit do të organizohen edhe homazhe tek memoriali i “Ushtarit të Panjohur” në kryeqytet.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve. Sipas të dhënave të kohës, njësitë e luftëtarëve u 5-fishuan në numër nga kontributi luftarak dhe shoqëror i banorëve të kryeqytetit.

Dëshmitarët e kohës tregojnë se nga më i moshuari deri te fëmijët kanë dhënë një ndihmesë të madhe, në forma e mënyra të ndryshme luftimi dhe qëndrese. Në betejën 19 ditore të zhvilluar për çlirimin e Tiranës dhanë jetën 127 partizanë e banorë të kryeqytetit, ndërsa mbetën të plagosur 327 të tjerë.

Ndërkaq, një koncert i madh do të organizohet sot në orën 17:00 në Qytetin Studenti me rastin e ditës ndërkombëtare të studentëve, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve më të mira shqiptare.
Shtuar më 17/11/2010, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori