Sot 14 vjet nga Referendumi per Pavaresine e Kosoves, Rugova: Kjo dite konfirmoi vullnetin politik te popullit
Albeu.com
Me rastin e 14-vjetorit te mbajtjes se Referendumit per Pavaresine e Kosoves, kryetari i Kosoves, Ibrahim Rugova, permes nje mesazhi eshte shprehur se dita e 26 Shtatorit te vitit 1991, dita e Referendumit per Pavaresi, do te mbetet ne historine me te re te Kosoves si njera nder ditet me te medha. "Kjo dite e konfirmoi vullnetin politik te popullit dhe te qytetareve per pavaresine e vendit tone. "Referendumin per Pavaresi i kurorezoi Deklaraten e Pavaresise dhe Kushtetuten e Republikes (korrik, shtator 1990), duke u bere akti me madhor i popullit tone per te siguruar ekzistencen dhe te ardhmen e pavarur pergjithmone Dhente zoti te gezojme njohjen e drejteperdrejte te pavarsise se Kosoves nga miqte tane" citohet ne mesazhin e Presidnetit Rugova. QIK
Shtuar më 26/09/2005, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori