Shqiptari shpëton nga mbytja, por e pëson keq nga policia italiane (VIDEO)
Autoritetet italiane kanë shpëtuar një shqiptar, por rezultoi se ishte person i kërkuar për disa vepra kriminale në Veri të Italisë.

Roja bregdetare italiane në Gallipoli në Pulia ka shpëtuar një skaf, brenda të cilit ishin dy shqiptarë.

Skafi kishte pësuar avari në motor në mes të detit dhe kërkoi ndihmë. Autoritetet italiane e identifikuan skafin në avari rreth 4 milje larg brigjeve të Otrantos.

Anija CP 809 e rojes bregdetareOtrantos dhe anija CP 327 e rojes bregdetare të Santa Maria di Leuca, arritën ta tërhiqnin deri në portin e Otrantos. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori