Soros: Greqia shpeton por e ardhmja e Euro-s mbetet ne shenje pikepyetje
Albeu.com
Ndihma e përkohshme do të jetë e majftueshme që të shpëtohet Greqia, por problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Evropa e vë në pikëpyetje euron, konsideron investitori amerikan Xhorxh Sorros në shkrimin e publikuar në Fajnenshal Tajms.Ai citon se BE-ja ka nevojë të një kontrolli më të mirë dhe aftësimin e insitucioneve për dhënien e ndihmës në kushte të caktuara. Sipas tij, e domosdoshme është një treg mirë i organizuar i euro-obliguesve. Një ndihmë e vlefshme do të jetë e mjaftueshme për Greqinë por mbeten Spanja, Italia dhe Portugalia si dhe Irlanda. Së bashku me një pjesë të madhe të eurozonës që t'i ndihmohet në këtë lloj mënyre, konsideron ai.

Pas rimëkëmbjes së Greqisë e ardhmja e euros mbetet në shenjë pikëpyetje, konfirmon Soros.Vendet e eurozonës do t'i japin Greqisë ndihmë në një vlerë midis 20 dhe 25 miliardë euro, njoftoi të shtunën Ministri gjerman i Financave. Sipas vlerësimeve fillestare të Ministrisë, pjesa e cila do të ndahet nga çdo vend, veçanërisht për shpëtimin e ekonomisë greke do të jetë në mënyrë proporcionale me kapitalin, që secilia prej vendeve nga eurozona e ka në Bankën qendore evropiane, shkruan "Shpigel". (mia/albeu)
Shtuar më 22/02/2010, ora 18:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori