Soros: E vetmja zgjidhje për Kosovën është pavarësia
Albeu.com
Filantropisti i njohur amerikan George Soros, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën veç pavarësisë nga Serbia. Këtë deklaratë Soros e bëri gjatë vizitës në Shqipëri ku u nderua me titullin qytetar nderi i Tiranës."Sipas vlerësimit tim është momenti i duhur për pavarësinë e Kosovës si e vetmja zgjidhje, por duhet të krijohen dhe kushtet për të ardhmen e minoriteteve"- ka deklaruar Soros. Sipas tij i dërguari i OKB-së për bisedimet Ahtisari është politikani më i përshtatshëm për këtë çështje.
Shtuar më 20/11/2005, ora 20:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori