Soreca: Vleresojme rezultatet per vizat
Albeu.com
Jemi të kënaqur për progresin që kemi konstatuar për plotësimin e kritereve shtesë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave. Çdo gjë është në rrugën e duhur. Kjo është deklarata që u bë nga Shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me ...... Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian Z. Luigi Soreca në takimin me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. Soreca shoqërohej në takim nga zv.shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit Z. Vassilis Maragos dhe kreu i Delegacionit të Komisionit Europian Z. Helmut Lohan. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për Strategjinë për Riintegrimin e të Riatdhesuarve, se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit, e po kështu vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar. Madje këti ishin edhe tre pikat që duhet të plotësonte vendi ynë për të qenë pjese e heqjes së vizave. Ndërkohë ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u shpreh në takim se qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë vullnetin dhe përkushtimin e plotë jo vetëm për të përmbushur detyrat shtesë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave por edhe për të vendosur në praktikën e punës të institucioneve shqiptare standartet më të larta të Bashkimit Europian. Ndërkokohë që një ditë më parë përfaqësuesit e KE, kanë zhvilluar takime edhe me drejtues të policiëë së Shtetit.
Shtuar më 14/07/2010, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori