Soreca takon Bashën pas djegies dhe mandateve dhe ka një thirrje për nesër
Përfundoi pak minuta më parë takimi në selinë blu mes Lulzim Bashës dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, pas të cilit ky i fundit bëri edhe një deklaratë për mediat.

Soreca u shpreh se ashtu sikurse e ka theksuar edhe më parë, sipas tij është shumë e rëndësishme që të ketë dialog dhe të diskutohet.

Ai është shprehur se dita e nesërme është një ditë mjaft e rëndësishme, dhe se presin që të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike.soreca

“Kam qenë shumë i qartë… eshtë e nevojshme që të diskutohet. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike”, tha ai.
Shtuar më 20/02/2019, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori