Soreca për rikthimin e PD-së në tryezën e Reformës: Përmbush kushtin e vendosur nga BE
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar për
vendimin e Partisë Demokratike për tu kthyer në
tryezën e
Reformës Zgjedhore.
A shkruan në Twitter se e mirëpret këtë vendim pasi në këtë mënyrë përmbushet kushti i vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian.
“Mirëpres
vendimin e Lulzim Bashës për të vazhduar punën për Reformën
Zgjedhore në Këshillin Politik. Kjo shërben për interesin më të lartë të dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian.”
Më herët reagoi dhe ambasadorja e ShBA, Yuri Kim, e cila tha: “Mirëpresim
vendimin e Bashës për të përfunduar reformën. Presim që liderët e tjerë të tregojnë këtë lidership të ngjashëm.”
Ndërsa kryeministri Edi Rama përshendeti
vendimin e opozitës jashtëparlamentare për tu kthyer në
tryezën e
Reformës Zgjedhore duke thënë: “Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në
tryezën e
Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.
Shtuar më 22/05/2020,
ora 15:56