Sopotasit pas 7 vitesh kthehen nen shtepi
Albeu.com
Pas shtatë viteve në fshatin Sopot kthehet buzëqeshja. Për sopotasit sot ishte festë. Bashkëfshatarë, të afërm e miq të katër ish të burgosurve Sulejman Sulejmanit, Samet Lutfiut, Hasan Klaiqit dhe Shaban Limanit, gjatë tërë ditës ...... kishin vizituar familjet e tyre, për t’u takuar me të sapoçliruarit. Ata të cilët për shtat vite ishin prapa grilave të burgut të Idrizovës, sot nga oborret e shtëpive të tyre porositën se janë të gatshëm të dëshmojnë para gjykatave pafajësinë e tyre.

“Jemi të gatshëm të dëshmojmë pafajsinë, kur të duan si të duan, jemi të gatshëm, nuk ikim prej kësaj pune, do të shkojmë deri në fund që të tregojmë se jemi të pafajshëm, se të jesh në burg pa faj është shumë vështirë, po jemi të vendost që të tregojmë pafajsinë tonë, deri në fund”, thotë Samet Lutfiu, ish i burgosur për rastin e Sopotit.
Në oborrin e shtëpisë së tij, takuam edhe plakun 67 vjeçar Sulejman Sulejmani. Kam dëshmuar gjithmonë dhe jam i gatshëm të dëshmojë se jemi të pafajshëm thotë baca Sulë.
“Ju falenmnderoj juve ALSAT-it, keni punu me shpyrt, ju e nxorrët rastin tonë në drejtësi, se po mos të ishit ju, ka qenë e bllokuar. Një fshat e keni nxjerrë në dritë e diell, një katund nuk ka frikë mo të flejë në shtëpi të vet, nuk guxon kush mo me punu kështu montime se po dilke hashiqare, boll ka ndejtë shtat vjetë. Jo që hiki po ku të kenë qef drejtësinë e foli”, thotë Sulejman Sulejmani,ish i burgosur për rastin e Sopotit.
“Drejtësia dul në shesh, dul pak si vonë, por shyqyr që u bo kështu, se nuk e kemi mendu se edhe kështu me u bo, me ardh në shtëpi të vet me ndejt, sado kudo në shtëpi të vet pak më mirë e atje nëpër burgje shumë keq i pafajshëm, i shkatërrum e i mërzitur. Shyqyr Zoti deshti e bëri mirë, pasi erdh në shtëpi le të vdesë në shtëpi të vet mos të vdese në duar të policisë, të vdesë brenda mureve të veta e jo të burgit.”, shprehet Sevdije Sulejmani, bashkëshorte e Sulejman Sulejmanit.
Edhe ish i burgosuri tjetër Shaban Limani thotë se është i gatshëm kurdo që të fillojë procesi gjyqësorë, të dëshmojë pafajësinë e tij.
“Jam në arrest shtëpiak dhe jemi të gatshëm për çdo herë të tregojmë pafajsinë tonë, se çdo herë e kemi tregu pafajsinë, çdo herë sa të ketë nëvojë do të paraqitemi do të shkojmë në gjyq dhe të tregojmë pafajsinë tonë. [do herë kemi fol, po asnjëherë nuk e kanë marrë parasysh se jemi të pafajshëm, besoj se drejtësia do të fiton më në fund dhe do të lirohemi përgjithmonë për këtë rast”, shpreson Shaban Limani, ish i burgosur për rastin e Sopotit.
Pas shtatë vitesh vuajtje dënimi, katër banorët e Sopotit Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani lëshuan dje burgun e Idrizovës dhe u kthyen në fshatin e tyre për të pritur rigjykimin për lëndën e tyre. Vendimin për masën e arrestit shtëpiak për katër sopotasit e mori Gjykata Themelore në Kumanovë, ndërsa të njëjtën e vërtetoi Gjykata e Apelit në Shkup, pasi paraprakisht prokuroria e lartë kishte tërhequr ankesën e prokurorisë themelore. Rigjykimi pritet të fillojë gjatë muajit shtator. (alsat-m)
Shtuar më 03/07/2010, ora 18:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori