Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë
Lindita Halimi do të perforomojë sonte në skenën e Eurovizionit, në Kiev të Ukrainës ku do të mbahet nata e parë gjysmëfinale.

Këngëtarja që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të këndojë këngën e saj “World”, ose "Botë".

Linda u shpall fituese e Festivalit të 55 të këngës në RTSH.

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni, mund të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4, direkt pas performancave. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2017, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori