Sonte finalja, votoni per Olta Boken
Albeu.com
Këngëtarja 16-vjeçare Olta Boka përfaqëson sot Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian të Këngës që po zhvillohet në Beograd. Te gjithe te votojme sonte per Olta Boken.Olta Boka, këngëtarja 16 vjeçare që përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 53-të të Festivalit Europian të Këngës që po zhvillohet në Beograd është kualifikuar dhe do te interpretoje sot ne naten finale.Këngëtarja shqiptare që interpretoi këngën “Zemrën e lamë peng” me tekst të Pandi Laços dhe kompozim të Ardian Hilës, u votua dy ditw mw pare nga teleshikuesit, në natën e dytë të Festivalit Europian të Këngës, si një ndër 10 këngët më të mira, nga 19 që ishin në konkurrim atë natë. Kënga ‘Zemrën e lamë peng’, interpretuar nga 16 vjeçarja Boka, më e reja në moshë në këtë eveniment të këngës europiane, zgjoi interesin e kritikës dhe të medias edhe gjatë ditëve të provave në Beograd. Ajo u cilësua si një këngë e arrirë si nga teksti, ashtu dhe nga muzika . Kritikët dhe gazetarët vlerësuan sidomos interpretimin e çiltër dhe të sinqertë të Olta Bokës, e cila me këngën 'Zemrën e lamë peng' u shpall fituese e edicionit të 46-të të Këngës në Radio Televizion, në dhjetor të vitit të kaluar. Kënga, bazuar në një lajtmotiv dashurie, emocionuese dhe interpretuar vokalisht mirë nga këngëtarja e re, në fakt surprizoi të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku u organizua ky eveniment i këngës shqipe, që mbahet në Tiranë çdo fundviti. Kështu, 16 vjeçarja nga Tirana, do të vazhdojë konkurrimin e saj sot në natën finale të Festivalit, së bashku me 24 konkurrentë të tjerë, të cilët janë përzgjedhur ndër 43 vendet pjesëmarrëse. Festivali zhvillohet në pallatin e sportit ‘Beogradcka Arena’, një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me një kapacitet prej 25 mijë spektatorësh. Skenografia e këtij festivali është një skenografi gjigande, që paraqet dy lumenjtë që kalojnë në Beograd, Danubin dhe Savën, që artistikisht bashkohen në skenë. Që nga viti 1955, kur u organizua për herë të parë Festivali Europian i Këngës, llogariten të jenë intepretuar rreth 1 milionë e 100 këngë.
Shtuar më 24/05/2008, ora 16:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori