Sonte dhe neser iftar dhe koncert ne qender te Tiranes
Albeu.com
Sonte dhe neser ne sheshin Skenderbej, Bashkia e Bajram Pashes nga Stambolli organizon programin kulturor "Ramazani ne Ballkan". Do te shtrohet iftar per rreth 2000 veta, ndersa pas iftarit fillon koncerti ku do te marrin pjese kengetaret me te njohur te estrades popullore shqiptare.Per kete solemnitet kane ardhur nga Truqia tre kamione me logo "KARDESLIK SINIR TANIMAZ - VELLAZERIA NUK NJEH KUFIJ" dhe ekipi i kultures me teater per femije. Per rreth 2000 veta do te jepet iftar. Ne kete organizim jane ftuar edhe Kryetari i Komunitetit Musliman Z. Selim Muca, Kryetari i Bashkise se Tiranes Z. Edi Rama, perfaqesues te Ambasades Turke ne Shqiperi si dhe perfaqesues te TIKA-s ne Tirane.
Pas iftarit, ne ora 19 do te filloje edhe koncerti ne bashkepunim me Unionin Artistik Kombetar Shqiptar me kengetaret me te njohur shqiptar.
Shtuar më 05/10/2006, ora 11:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori