Sonila Meço "bombardon" Ramën nga çadra e PD-së (VIDEO)
Protesta e demokratëve para Kryeministrisë po merr një dimension tjetër tashmë ku të ftuar gjatë orëve të pasdites janë gazetarë dhe persona publik, mes tyre edhe Sonila Meço dhe Armand Shkullaku.

Gjatë fjalës së saj gazetarja Sonila Meço hodhi theksoi se vinte si e paangazhuar politikisht ndërkohë që hodhi një serë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

“74 për qind e investitorëve në këtë vend mendojnë se është e pamundur të investohet për shkak të korrupsionit. Shëndetësia nuk përballon dot nevojat e shqiptarëve. Kush do t’i hapë vendet e punës? Qeveria tha që kaq janë mundësitë dhe tani gjithnjë bëjnë krahasime me qeverisjen Berisha”., - tha ajo duke theksuar se shqiptarët duhet të bëjnë llogarinë nëse jetojnë më mirë apo më keq sot.

Nëse jetojnë më mirë le të qendrojnë në shtëpi, nëse jetojnë më keq i ftoj këtu”., - shtoi ajo.
Sot e kësaj dite bëhen
Shtuar më 19/02/2017, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori