Sonila Meço s'i ndahet Ramës: I droguar me kokainë
Pëlqej
Ndërkohë që policia e Shtetit dhe qeveria e ka quajtur një sukses kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, shumë kritikë mendojnë të kundërtën.

Një ndër to është edhe gazetarja Sonila Meço e cila me tone të ashpra akuzon kryeministin Edi Rama dhe qeverinë e tij për aktivitete kriminale.

"Të guxosh ta cilësosh arritje kapjen e më shumë se gjysmë toni kokainë në vend, duhet patjetër të jesh nën efektin e saj"- shkruan Sonila Meço në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Të guxosh ta cilësosh arritje kapjen e më shumë se gjysmë toni kokainë në vend, duhet patjetër të jesh nën efektin e saj

Sepse në logjikën e çdo shqiptari duhet arritur me fakte e jo interpretime.

Se është shqiptari që ka paguar e do paguajë kusuret e parasë që buron nga aktivitete kriminale.

Shqiptari jeton në këtë ekonomi dhe logjika e kësaj (çartur)ekonomie është e shpjegueshme thjeshtë, e kam shkruar më herët dhe e përsëris:

Me sy të lirë, e mandej mbështetur nga statistika, modeli ekonomik e ka rikthyer timonin nga ndërtimi, një deja-vu që i ka kushtuar jo pak stabilitetit të sektorit bankar në të shkuarën.

Por kësaj here bankat kanë vendosur të qëndrojnë larg, sepse nuk janë më financuesit kryesorë të sektorit e për këtë ndihen të mbrojtura.

Nga po vjen kjo para dhe pse rigjallërohet ndërtimi, kur në fakt shoqëria tkurret prej ikjes masive të shqiptarëve?

Ja një tjetër sinjal i shëndetit të përkeqësuar të ekonomisë.
Sektori i ndërtimit, bashkë me biznesin e lojërave të fatit, konsiderohen si mjeti më efikas i pastrimit të parave të pista.

Ndërtimi shihet si sektori me kthimin më të shpejtë të investimit dhe një metode shumë efikase për pastrimin e parasë.

Ndërtimi në periudhë afatshkurtër ka kthim të shpejtë të investimit dhe fitim të lartë, por, në periudhë afatgjatë, këto investime nuk janë produktive.

Thënë ndryshe, nuk gjenerojnë punësim dhe të ardhura. Por, nëse në të shkuarën, flluska i plasi në duar sektorit bankar, kush do të lagë mirë e mirë duart kësaj here?

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2017 janë dhënë gjithsej 310 leje ndërtimi, nga të cilat 65 në Tiranë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në gjithë Shqipërinë ishin dhënë vetëm 145 leje.

Ndërsa për gjithë 9 mujorin janë dhënë gjithsej 608 leje, 167 prej e të cilave kanë qenë në Tiranë.

Ekspertët vërejnë se kjo ofertë që po krijohet me apartamente është me e lartë sesa kërkesa dhe flluska mund të çahet duke e rrezikuar tregun e ku banesat të mbeten pa shitur.

Sërish kapitale të mobilizuara në llaç e tulla, kur Shqipëria ka nevojë për prodhim. Thënë thjeshtë ekziston rrreziku të vijnë të pista për t’i pastruar llaçi dhe tulla.

Sa pallate ndërtohen me 183 milionë euro (ekuivalenti i 6 kuintalëve kokainë)? /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori