Sonila Meço mbështet kuksianët dhe ofendon rëndë Ramën: O idiot!
Protesta e sotme në Rrugën e Kombit doli jashtë parashikimeve.

Pavarësisht se u njoftua si një protestë e qetë, dhe u nis si e tillë, situata doli jashtë kontrollit dhe turma me qindra shqiptarë zbrapsi policinë dhe forcat speciale.

Protesta me dëme të mëdha materiale pushtoi median dhe revoltoi kryeministrin Rama duke e quajtur si një krim të rëndë.

Por të shumtë janë dhe figurat publike që u kanë dalë në krah protestuesve duke bërë përgjegjëse vetëm qeverinë.

Një ndër ta është edhe gazetarja e njohur Sonila Meço e cila me anë të një statusi në Facebook shkruan se përgjegjës për protestën e dhunshme është vetëm qeveria dhe ekonomia e dobët.

"Nëse arrin deri në fyt laku, o do ta lësh të të mbysë, o do mobilozosh çdo forcë të mbijetosh. Si mundet të dëgjojë kjo qeveri, çdo qeveri?

Si mund t’ja marrësh vëmendjen? Si? Pse duhet çuar në zgjedhjen e dëshpëruar ‘gjithçka për gjithçka’ e të bëjmë të ndjeshmin ndaj dhunës?

Po dreqi ta hajë pse duhen provokuar me dhunë deri në këtë pikë nervat e shqiptarëve nga arroganca e politikës?"- shkruan MeçoFacebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Po e thotë prej kohësh shqiptari, ka krizë ekonomike. Po mbyllen biznese të vogla, po e shterojnë taksa e tarifa buxhetin e familjes.

Po e thotë prej muajsh FMN se po rrezikohet seriozisht ekonomia me politikat e konçesioneve.

Paralajmërim i fortë i pak javëve më parë, paraprirë nga Banka Botërore e pasuar nga USAID. Po ngulfatet ekonomia: Stop me PPP-të!

Nëse arrin deri në fyt laku, o do ta lësh të të mbysë, o do mobilozosh çdo forcë të mbijetosh. Si mundet të dëgjojë kjo qeveri, çdo qeveri?

Si mund t’ja marrësh vëmendjen? Si? Pse duhet çuar në zgjedhjen e dëshpëruar ‘gjithçka për gjithçka’ e të bëjmë të ndjeshmin ndaj dhunës?

Po dreqi ta hajë pse duhen provokuar me dhunë deri në këtë pikë nervat e shqiptarëve nga arroganca e politikës?

"Është ekonomia o idiot", shprehja e famshme nuk zhbëhet me kohën, sepse stomaku kryen po të njëjtat funksione. /albeu.com/


Shtuar më 31/03/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori